
Familja Kardashian është një nga perandoritë më të rëndësishme mediatike. Ato njihen për shkak të operacioneve të shumta estetike që kanë bërë për të përmirësuar pamjen e tyre fizike dhe për të vendosur standarde bukurie. Mesa duket, Jenner i vjen keq për promovimin e kësaj kulture të bukurisë perfekte.
Kylie Jenner ka folur së fundmi në trailerin e sezonit të ri të reality shoë-t, “The Kardashians”, ku u shpreh se sa shumë i vjen keq për operacionet që ka bërë. Përveç kësaj, ajo pranoi se familja e saj ka vendosur standarde bukurie që kanë ndikuar në vetëvlerësimin e grave të tjera.
my 2 for $20 lip singles sale is on now at https://t.co/bDaioh0UAV ??? pic.twitter.com/1ZiyzaEuoT
“Mendoj se të gjitha ne duhet të bisedojmë për standardet e bukurisë që kemi vendosur”, siguroi Kylie. Pronarja dhe biznesmenia e Kylie Cosmetics, gjithashtu siguron se është e shqetësuar për shëndetin mendor të Stormit të vogël, pasi ka frikë se do të ndjekë hapat e saj vetëm për të marrë miratimin e shoqërisë.
“Nuk dua që vajza ime të ndjekë hapat që kam bërë unë”, tha Kylie. “Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë për të filluar gjithçka kam bërë”.