KreuStil Jetese

Rihanna zbulon se shtatzënia e dytë është ndryshe nga e para: Ndan vështirësitë!

Rihanna zbulon se shtatzënia e dytë është ndryshe nga e

Rihanna u shfaq në super formë në “Met Gala” me barkun e saj të rrumbullakosur, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Duke folur për “Entertainment Tonight”, 35-vjeçarja ka treguar se si shtatzënia e saj e dytë ka qenë jashtëzakonisht e ndryshme nga e para, “Ndihem mirë, kam energji, por jo gjithçka është si në shtatzëninë e parë. Kam shumë të përziera, por po e shijoj”.

Teksa fliste për djalin e saj, fëmijën e saj të parë me ASAP Rocky, Rihanna zbuloi se është e dashuruar me të birin, “Jam e dashuruar, jam e fiksuar dhe nuk jam e penduar për këtë. Ai po rritet shumë, është i bukur, një fëmijë i lumtur”. Këngëtarja 35-vjeçare kaloi në tapetin e kuq të Met Gala mbrëmjen e së hënës me një fustan nusërie të përpunuar nga Chanel, së bashku me partnerin e saj A$AP Rocky.

Kujtojmë që rreth një vit më parë çifti mirëpriti djalin e tyre, por emri i vogëlushit ende nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, dëshira e shumicës së fansave të Rihanna-s në Twitter, është që ylli i muzikës të ketë një vajzë.

Në një intervistë për dhënë më herët për “British Vogue”, Rihanna tha se ajo dhe partneri i saj, A$AP Rocky, donin ta rrisnin fëmijën e tyre vetëm, pa asnjë ndihmë, “Kemi ardhur në shtëpi, kemi ftohur, nuk kemi pasur njeri. Ishim vetëm ne prindërit dhe fëmija ynë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF