
Eduart Grishaj ka qenë i ftuar këtë të martë te “Fan Club”, ku ka zbuluar detaje nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, por edhe prapaskena nga edicioni i dytë të këtij ‘reality show’.
Në media ka qarkulluar lajmi se finalja do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, megjithatë kjo është hedhur poshtë nga regjisori Eduart Grishaj këtë të martë. Grishaj foli edhe për biletat, të cilat tashmë kanë dalë në treg dhe çmimet nisin nga 500 euro.
Eduarti konfirmoi se finalja do të zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër. Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashtu ushqim dhe pije.
“Finalja do të bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende për ata persona që do të jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë”, tha regjisori.