KreuStil Jetese

Ronaldo shpërthen keq ndaj Gerta Gixharit: Shfrytëzove tët motër për të bërë famë e s’e mbrojte!

Ronaldo shpërthen keq ndaj Gerta Gixharit: Shfrytëzove tët

Gerta Gixhari dhe Ronaldo Sharka kanë qenë të ftuar në “Fun Club”, ku një debat shumë i ashpër ka ndodhur mes tyre. Gazetari e ka akuzuar motrën e Oltës se e ka shfrytëzuar aktoren për të marrë famë, madje nuk e percepton dot që gjithë këto muaj nuk e ka mbështetur asnjëherë banoren, edhe kur shumë njerëz i kishte kundër.

Moj zemra ime, ke dy muaj që del nëpër studiot televizive dhe nuk dole një moment për motrën tënde kur po e kryqëzonte gjithë Shqipëria, tregove një anë tjetër të Oltës. Del këtu dhe shfrytëzon lojën e motrës tënde në ‘Big Brother’ vetëm për t’u bërë e famshme dhe mua nuk ma percepton dot truri s’i të kam ty përballë në atë kolltuk të kuq dhe jep opinione për ‘Big Brother’. Dëshpërimi për famë është i tmerrshëm dhe dëshpërimi për famë në këtë moshë që ke ti, është i tmerrshëm”, shprehet Ronaldo.

Ndërkohë që Gerta iu përgjigj, “A e di që je fëmija im o Ronaldo, rritu një çikë!  Mos e zgjat me mua fare. Çfarë halli ke me mua o çun që e kthen në personale, çfarë ke, thuaje një herë e përgjithmonë se në çdo studio, mban këtë referat gjatë gjithë kohës”.

Me tej Ronaldo tha se nuk ka asgjë personale, por i ka bërë shumë përshtypje që nuk ka mbrojtur motrën e saj, Nuk është personale, thjesht është kurioziteti im për hipokrizinë tënde që del lart e poshtë nëpër ekrane dhe shfrytëzon motrën tënde që nuk ke thënë një fjalë të mirë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF