KreuCelebrity

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në krahët e njëri-tjetrit

Dashuria mes Capital T dhe Adrola Dushit duket se po kalon një nga periudhat më të bukura. Reperi ka ndarë së fundmi me ndjekësit një kolazh fotografish, ku mes momenteve nga përditshmëria e tij spikasin edhe pamjet romantike me modelen shqiptare.

Në fotografitë e publikuara, çifti shfaqet duke shijuar pushimet së bashku dhe duke kaluar çaste intime larg angazhimeve dhe vëmendjes publike.

Capital T e ka shoqëruar postimin me përshkrimin “Romancë vere”, duke treguar se marrëdhënia e tyre është tashmë më e konsoliduar se kurrë.

Dyshja ishte përfolur prej vitesh për një histori dashurie, por vetëm disa muaj më parë vendosi ta konfirmonte publikisht romancën.

Përveç momenteve me Adrolën, në kolazh reperi ka përfshirë edhe pamje nga koncerti i Kanye West në Shqipëri, si dhe fragmente të tjera nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Ndërkohë, Capital T vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë, me koncerte dhe projekte të reja, ndërsa paralelisht po shijon edhe lumturinë në jetën private.