
Sienna Weir, një nga finalistet e Miss Universe 2022 dhe modele, ndërroi jetë disa ditë pas një aksidenti të rëndë me kalë. Ajo ishte vetëm 23 vjec.
Vdekjen e bjondes bukuroshe e konfirmuan të afërmit e saj. “Parajsa sapo i hapi dyert engjëllit të vet më të bukur”, thanë ata.
Weir ishte duke kalëruar në Windsor Polo Grounds në vendlindjen e saj, Australi, kur kali u pengua e u rrëzua. Vajza u dërgua me urgjencë në spital ku u mbajt për dy ditë në jetë nga makineritë, por në fund nuk mundi të zgjohej më pasi plagët e saj ishin tepër të rënda.Familjarë dhe ndjekës të modeles reaguan në rrjetet sociale pas lajmit të kobshëm, duke shprehur ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme.
Weir kishte dy diploma, një për letërsi angleze dhe një për psikologji nga Universiteti i Sidnejt. Ajo po planifikonte të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën atje e për të kaluar më shumë kohë me të motrën, mbesën dhe nipin.








Horoskopi ditor, e premte 5 maj 2023











Njihuni me njeriun që qëndroi 40 vjet në koma!
