KreuStil Jetese

Koka femërore, por trupi…kush është modelja që i ngjan Kendall Jenner e fiton 10 mijë USD në muaj!

Koka femërore, por trupi…kush është modelja që i

Një bodybuildere ceke është mbiquajtur “Kendall Jenner në steroid” për shkak se thuhet se i ngjan modeles së famshme. Vladislava Galagan thotë se fiton më shumë se 10,000 dollarë në muaj falë kësaj ngjashmërie.

27 vjecarja filloi të stërvitet intensivisht 11 vjet më parë për të ndërtuar një trup super në formë me biceps, triceps dhe muskuj barku të fryrë. Vitet e fundit, ndjekësit e saj filluan të vënë re ngjashmërinë e saj me 27-vjeçaren Jenner.

Më thonë gjatë gjithë kohës se jam si “Kendall Jenner me steroid”, tha Galagan me krenari në një intervistë për South Ëest Neës Service. Vitin e kaluar, bodybuilderja iu bashkua OnlyFans, duke postuar foto dhe video të nxehta, duke treguar fizikun e saj.

A post shared by Vladislava Galagan (@vladigalagan)

E shes këtë imazh të të qenit e pashme dhe muskuloze dhe e kombinoj me pak erotizëm”, është shprehur ajo, teksa pretendon se ka mjaft sukses, pavarësisht faktit se trupi i saj është shumë larg atij tejet femëror të Kendallit. Edhe pse Galagan personalisht nuk mendon se i ngjan Jenner-it, vetëbesimi i saj është aq i lartë sa mendon se është tepër e bukur.

Tags:

Home bordo