
Emily Ratajkowski thotë se është e hapur për takime me gra. “Do të doja shumë”, ka treguar modelja 31-vjeçare në një intervistë të re për revistën HommeGirls. Ajo shtoi, “Duke pritur që të vijë e duhura. Unë kam qenë gjithmonë dikush që tërhiqem më shumë nga atmosfera sesa nga fiziku”.
Emily Ratajkowski-t, që nga ndarja e saj nga producenti i filmit Sebastian Bear-McClard në vitin 2022, ka qenë në qendër të mediave për romancat e saj. “Kjo është hera e parë që kam qenë beqare në jetën time”, ka thënë ajo. “Jam krenare për veten time. Versioni më i ri i vetes sime”.
Dhe ndërsa ajo është regjistruar në një aplikacion takimesh, nëna e djalit 2-vjeçar Sylvester Apollo Bear, të cilin e ndan me ish-burrin e saj, tha se është e lumtur që miqtë e saj e regjistruan aty: “Unë jam vërtet e hapur për të takuar njerëz në çdo mënyrë! Por unë mendoj se marrëdhëniet me miqësi të përbashkët janë gjithmonë një mënyrë e mirë për të verifikuar njerëzit”
Kohët e fundit, Ratajkoëski ka qenë e lidhur me Harry Styles, ndërsa më parë ajo ka qenë e lidhur me komedianin Eric André, Pete Davidson, Brad Pitt dhe DJ Orazio Rispo. “Ka qenë vërtet e vështirë sepse në thelb, sa herë që shkoj në një takim, të gjithë e dinë”, tha ajo në një episod të podcast-it të saj, High Loë me EmRata. Ndërkohë në intervistën për HommeGirls ajo theksoi sërish se dëshira e saj do të ishte të kishe më shumë privatësi.
“Patjetër që do të doja më shumë privatësi, por gjithashtu urrej kur të famshëm ankohen për mungesën e saj. Por tani, kur njerëzit e urrejnë jetën time në takim, është thjesht e pakëndshme. Më lër të jetoj. Unë kam kaluar disa probleme, por unë dua të argëtohem ndonjëherë”.