KreuStil Jetese

Kontratat e majme që e presin Luizin pas daljes nga BBVA!

Kontratat e majme që e presin Luizin pas daljes nga BBVA!

Kur u bë pjesë e “Big Brother” mbrëmjen e 24 dhjetorit, ndoshta Luiz Ejlli nuk e dinte se çfarë e priste. Këngëtari e shfrytëzoi këtë mundësi si “shpresa” e fundit për të gjetur treg në vendin tonë, por duket se fitoi shumë më shumë se kaq.

Mbrëmjen e sotme, do të mbahet edhe finalja e spektaklit, ku të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues të këtij formati. Por edhe nëse nuk ndodh kështu, Luiz Ejlli ka fituar tashmë shumë. Ashtu si vetë këngëtari nga Shkodra bëri me dije, kur u bë pjesë e lojës, humbi punën dhe la jashtë një sërë borxhesh që e prisnin. Por, teksa kanë kaluar më shumë se 3 muaj brenda shtëpisë, vihet re një transformim rrënjësor i Luizit dhe sigurisht që është për mirë.

Ndryshimi duket si në “look” ashtu edhe në sjellje, thote albeu.com. Nëse në javët e para Luizi kishte armë të fortë vetëm batutën, tani në fund të këtij edicioni ai është “armatosur deri në dhëmb”, duke pasur shumë tipare që po pëlqehen në publik.

Ejlli ka ditur të ndryshojë për mirë sjelljen, dhe qëndrimin, kjo falë edhe kuratorëve të imazhit të tij. Ai është shndërruar sot në djalin trendi që shumë të rinj po e kopjojnë. Mjafton të përmendim momentin kur Luizi leu flokët biond dhe shumë shpejt trendi u përhap në masë te të rinjtë shqiptarë të cilët vrapuan “ta kopjonin”. Ndryshimi vihet re edhe në stilin e veshjes.

Ndonëse erdhi në lojë me shumë pak veshje dhe ashtu si ai vetë e tha këto ishin gjithçka që kishte. Duke lënë mënjanë kostumet e burrave demode, Luizi tashmë vlerësohet nga ekspertët e stilit si një nga banorët e veshur më mirë brenda shtëpisë. Dhe në fakt, a e dini sa kushton vetëm një prej kemishave që këngëtari ka veshur në spektakël?

Këmisha mban firmën “Prada” dhe kushton plot 1050 euro. Kostumet sportive, aksesorët, këmisha dhe palltot që janë në gardërobën e Luizit, tashmë vjen mijëra euro, duke u shndërruar në një ndër imazhet më të kuruara të vendit tonë. Por jo vetëm veshjet firmato janë ato që do të ndryshojnë jetën e Luizit. Të gjithë po presin me shumë interes edhe dasmën që ai dhe Kiara do të mbajnë mbrëmjen e finales në “Big Brother”. Por veç dashurisë, Luizi ka gjetur edhe një “minierë ari” në këtë program, duke u konfirmuar si personazhi më i pëlqyer dhe më i ndjekur në rrjetet sociale. Vetëm pak kohë më parë, ai firmosi një kontratë me “Top Channel”, ku të gjitha të drejtat e imazhit të tij do të menaxhohen nga Top-i.

Kontrata e majme mendohet se kap vlerën e 100 mijë euroshe. Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i. Edhe pse ende është pjesë e lojës, biznese kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro, vazhdon albeu.com. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij. Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë.Për sa i përket karrierës së tij muzikore, shumë artistë po “presin në rradhë” që të kenë një bashkëpunim me të. I pari ka qenë Armaldo Kllogjeri, që ka thënë se jashtë do të donte të bënte një këngë me Luizin. Por, planet e këngëtarit janë të tjera. Teksa ndodhej në shtëpinë e BBVA duke dëgjuar këngën e re të Noizyt me Yll Limanin nga albumi “Alpha”, Luizi tha: “Me shumë gjasa Noizy do thotë se ‘E dua fort Luizin’. E para, unë nuk jam përzier kurrë në konfliktet që kishin këta me grupet e tjera. Po të bëj një këngë me Noizyn unë, çfarë mendoni ju? O Gels, ta bëjmë një këngë zemra? Ta hënksha zemrën! Dhe do bëhet klipi në makinë cabrio. Vetëm duke ecur!…. Kur të them unë ‘Noizyy’, ti do thuash ‘çapaçule’…”, tha Luizi.

Ashtu si vetë menaxherët janë shprehur, prania e tij në një natë “live” është bërë tashmë si një ankand, ku shifrat arrijnë deri në 10 mijë euro. Dhe të gjitha këto shifra, teksa Luizi ende nuk është shpallur fitues i këtij edicioni.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF