KreuStil Jetese

Batuta e Erjon Veliajt në dasmën e Luizit dhe Kiarës!

Batuta e Erjon Veliajt në dasmën e Luizit dhe Kiarës!

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në finalen e madhe të “Big Brother VIP”. Celebrimi u zhvillua në tarracën e bashkisë së Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari Veliaj, i cili shpalli këngëtaren dhe moderatoren ligjërisht burrë dhe grua.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte një batutë që kryetari i bashkisë bëri me Luizin. Teksa ky i fundit i kërkoi ndjesë që i kishte bërë të dilnin në ato orë të vona në ‘punë’, Veliaj u shpreh se do të ishte duke pastruar kanale dhe më mirë po martonte Luizin.

 “Jo more ne këtë punë kemi, do isha duke pastruar kanale, kshu që më mirë të të martoj ty”, tha Veliaj. Një batutë kjo që nuk është pritur mirë nga ndjekësit, pasi deklarata e Veliajt nuk ishte aspak e këndshme.

Ndërkohë gjithë ceremonia shkoi shumë mirë, Luizi dhe Kiara i thanë zyrtarisht “po” njëri-tjetrit. Kiara Tito zgjodhi që të marrë mbiemrin e Luizit, dhe prej së shtunës zyrtarisht moderatorja njihet si Kiara Ejlli.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF