
Gjendja e Jamie Foxx nuk ka ndryshuar pasi ylli u shtrua në spital për gjendje të mistershme mjekësore, pavarësisht postimit të bërë nga Instagrami i aktorit duke falënderuar fansat e tij.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të aktorit. Tre javë pas shtrimit në spital për një “urgjencë mjekësore”, ylli hollivudian vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, sipas “TMZ”.
Familja po e mban sekret situatën, por burime pranë Jamie Foxx kanë thënë që tashmë kanë nisur lutjet për të.
55-vjeçari ka fituar një çmim Oscar si aktori më i mirë, për performancën e tij në filmin “Ray”. Mes shumë roleve që ka interpretuar, spikasin ato në filmat “Django Unchained”, “Collateral”, “Miami Vice”, “Stealth”, “The Soloist”, “Baby Driver” e “Just Mercy”.