
Ndryshe nga shumë yje të tjerë botërorë, Angelina Jolie më së shumti është aktive e rrjetin e saj social Instagram për t’i shërbyer kauzave në të cilat beson. Por së fundmi me rastin e Ditës Botërore të Kancerit të Vezoreve, ajo ka bërë një përjashtim dhe i ka dedikuar një postim nënës së saj, e cila u nda nga jeta pesëmbëdhjetë vjet më parë pas një beteje të gjatë me sëmundjen dhe që do të kishte mbushur 73 vjeçe.
Aktorja ndau një fotografi kur nëna e saj ka qenë e re dhe ajo ka qenë shumë e vogël, dhe duhet thënë që ngjashmëria e tyre është e dukshme. “Sot do të ishte ditëlindja e 73-të e nënës sime. Ajo vdiq 15 vjet më parë pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe vezoreve.
Në qershor do të jem një muaj larg moshës në të cilën ajo u diagnostikua. Unë kam bërë disa procedura parandaluese për të kufizuar rrezikun, por ende jam duke bërë kontrolle.Unë dërgoj dashurinë time për ata që kanë humbur të dashurit dhe forcën time për ata që aktualisht po luftojnë për jetën e tyre dhe jetën e atyre që duan.
Grave të tjera dua t’u them, gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe për të bërë mamografi dhe analiza gjaku ose ultratinguj, veçanërisht nëse keni një histori familjare të kancerit”.



Horoskopi ditor, e martë 9 maj 2023


U nda nga Blero, Afrona Dika drejt martesës?












Horoskopi ditor, e hënë 8 maj 2023


