
Pasi qëndroi për disa ditë në Kosovë e Shqipëri ku pati disa paraqitje publike, Afrona Dika është rikthyer në Zvicër. Një copëz nga dita e saj, ajo e ka ndarë në Instagram ku është shfaqur krah partnerit të saj duke punuar edhe të dielën, thotë Express.
Në një fotografi që shfaqë vetëm laptopin dhe projektin ku po punon personi i saj i zemrës, një detaj ka marrë vëmendjen. Afrona e ka quajtur ‘burrë’ partnerin e saj.
‘Duke punuar me burrin tim’, ka qenë përshkrimi i fotografisë së ndarë me ndjekësit.
S’dihet nëse Afrona është martuar së fundmi apo i dashuri i saj është aq i afërt për të sa me plot gojë mund ta thotë epitetin burrë, por në fakt fjala e përdorur prej saj “hubby” përdoret për t`iu referuar me përkëdheli bashkëshortit. Afrona e ka rrëfyer edhe disa javë më parë në një intervistë se ndihet mjaft e lumtur me partnerin e ri.