
Simon Charles Dorante-Day është 57 vjeç dhe pretendon se është djali sekret i mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla. Me rastin e kurorëzimit, burri dërgoi një letër publike duke u kërkuar të dyve të “rrëfenin” detaje të pabesueshme nga e kaluara e tyre.
Simon e tërhoqi sërish vëmendjen e publikut pas shumë vite pretendimesh të pabesueshme rreth monarkut dhe gruas së tij. Ai pretendon me forcë se është fëmija i fshehtë i lidhjes së dashurisë mes të dyve dhe se u dha për adoptim menjëherë pas lindjes për të shmangur një skandal të madh. I lindur në Portsmouth, por tani i vendosur në Queensland, Australi, Simon u rrit Karen dhe David Day. Gjyshërit e tij, të cilët punonin për Mbretëreshën Elizabeth, thuhet se i zbuluan atij që në moshë të re se prindërit e vet biologjikë në fakt, ishin Charles dhe Camilla. 57 vjecari, që vazhdimisht ka kërkuar një test ADN-je prej tyre por pa sukses, publikoi së fundi një letër të hapur për dyshen me rastin kurorëzimit.
“Ndoshta tani që e keni arritur qëllimin tuaj, mund të shikoni veten në pasqyrë dhe të kujtoheni sesa shumë i ka kushtuar të tjerëve suksesi juaj. Natyrisht, jam i zhgënjyer që problemi im nuk mund të zgjidhej para se tit ë merrje fronin, por mendoj se me kalimin e kohës kjo do të reflektojë më keq mbi Monarkinë sesa për mua.
Megjithatë, tani që jeni bashkëshorte mbret dhe mbretëreshë, ju kërkoj që të dyve të mendoni për një cast dhe ta zgjidhni problemin tim njëherë e përgjithmonë. E di të vërtetën, mbaj mend atë që bëre, ku ndërhyre në jetën time për axhendën tënde dhe nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi. Tani ti je mbret, kjo nuk më bën mua më pak djalin tënd. Kur të kam shkruar privatisht, u ndale? Kur ju shkruajta në publik a ndaluat? Kur e bëre Camilla-n të panegociueshme, a ndaluat? Pra, a është e drejtë të presësh që unë të ndaloj vetëm sepse ti je tani mbret?
Nuk do ta bëj sepse kam nevojë për përgjigje për atë që ka ndodhur gjatë gjithë jetës sime dhe e di që çelësin e asaj dere, e ke ti. Veç kësaj, tani ngjitja juaj vetëm sa na vë në rrezik edhe më të madh. Sepse, tani ka ardhur koha juaj. Shpresoj se jeni në një pozicion më të mirë për t’u ngritur dhe për të bërë gjënë e duhur. Jo vetëm për mua dhe familjen time, por për të gjithë. Ndoshta tani të dy mund të tregoheni të sinqertë dhe të pranoni kur jeni takuar për herë të parë, sepse këtë nuk e keni rrëfyer deri tani. Si monark dhe kryetar i kishës, sjellja jote duhet të jetë shembullore dhe mbi ligjin. Aktualisht, mashtrimi, gënjeshtra dhe evazioni nuk vërtetojnë se jeni shembull i mirë”, thotë Simon Charles Dorante-Day sipas ladbible.com.












Horoskopi ditor, e martë 9 maj 2023


U nda nga Blero, Afrona Dika drejt martesës?





