
Të shtunën, më 6 maj, në kurorëzimin e mbretit Charles III, u shfaq edhe Rose Hanbury, emri i së cilës është lakuar prej disa kohësh në shtypin rozë si e “dashura” e pretenduar e Princit William.
Hanbury, që është markezë e Cholmondeley pas martesës me bashkëshortin e saj aristokrat David Cholmondeley ( 23 vjet më i madh se ajo), kishte veshur për këtë event një fustan të vjetër të Ozzie Clark bardh e zi, shumë i ngjashëm me fustanin me të cilin Kate Middleton ishte shfaqur vetëm një ditë përpara në publik.
39 vjecarja po kështu e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë këpucë të zeza me takë Aquazzura, me vlerë 490 paunde. Kate veshi saktësisht të njëjtat këpucë në daljen me Princin William dhe Mbretin para drekës në Pallatin Buckingham.
Thashethemet për një lidhje dashurie të fshehtë mes Williamit 40 vjecar dhe Rose-s, mikeshë e vjetër e familjes, u shfaqën në tabloidet britanike në prill 2019. Nje ish modele, Hanbury ka marrë pjesë në shumë ceremoni të familjes mbretërore, duke përfshirë këtu dhe vetë martesën e Ëilliam dhe Kate në 2011 dhe funeralin e Princit Philip në 2021.











Horoskopi ditor, e martë 9 maj 2023


U nda nga Blero, Afrona Dika drejt martesës?






