
Detaje të reja shokuese kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në familjen shqiptare në Itali. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, Tefta Malaj, ajo tha nga shtrati i spitalit se i shoqi e kishte ngacmuar seksualisht vajzën, por nuk e kishin denoncuar ngjarjen nga frika se mos i njollosnin reputacionin.
RREFIMI:
“Ishte një mostër, me atë që bëri 2 vite më para nuk ka as burgu që ta mbante. Ka bërë veprim të turpshme brenda familjes, ka ngacmuar vajzën seksualisht. Nuk e kam denoncuar, nuk ka ndodhur vetëm 1 herë apo 2 herë, e ka ngacmuar. Vajza nuk e donte më, ndaj e vrau. Jo vetëm i shkatërroi jetën vajzës, por edhe e vrau. Prej 2 vitesh ajo nuk i fliste të atit. Nuk e denoncoi duke menduar se del nami i vajzës.
Familjarët e mi nuk e dinë këtë gjë, askush nuk e di. Familjarët e tij s’kanë ardhur në spital, as nuk kanë telefonuar. Djalin ia kam lënë kunatit”, tha ajo.
Si ndodhi masakra?
45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thoshte se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.








Horoskopi ditor, e martë 9 maj 2023


U nda nga Blero, Afrona Dika drejt martesës?









