
Fundjava në kryeqytet u mbyll bukur dhe kjo falë edicionit të dhjetë të maratonës Botërore Wings for Life World Run, që u organizua edhe në Shqipëri. Parku i Liqenit ishte i tejmbushur me qytetarë që nën rrezet e diellit shijuan maratonën globale.
Eventi Wings for Life World Run, motoja e të cilit është “VRAPO, PËR ATA QË NUK MUNDEN” u mbajt në datë 7 maj. 424 persona mbështetën këtë kauzë në Parkun e Liqenit Artificial, duke bërë donacionet e tyre për ata që nuk munden dhe duke vrapuar në të njëjtën orë, por në shtete të ndryshme me të gjithë pjesëmarrësit e Wings for Life World Run.
Sikurse çdo vit në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkinë Tiranë, eventi startoi në orën 13:00, duke përshkruar trajektoren e Parkut të Liqenit Artificial Tiranë rreth 5KM, 10 KM apo më shumë me një kohëzgjatje prej 3 orë.
Wings for Life është një Fondacion Ndërkombëtar Jofitimprurës me vetëm një mision, për të ndihmuar shkencëtarët të gjejnë një kurë për dëmtimet e palcës kurrizore. Wings for Life World Run, është eventi nëpërmjet të cilit mblidhen donacione për të ndihmuar në përmbushjen e misionit.
100% e tarifës dhe donacioneve të kryera shkojnë drejtpërdrejt në projekte kërkimore në mbarë botën.

Horoskopi ditor, e mërkurë 10 maj 2023














Horoskopi ditor, e martë 9 maj 2023


U nda nga Blero, Afrona Dika drejt martesës?


