
Ka ndërruar jetë papritur në moshën 37 vjecare ish ylli i “Big Brother Italy”, Monica Sirianni. Sarianni u sëmur papritur gjatë një nate në një lokal me miqtë në Sauveria Mannelli, një qytet në provincën Catanzaro të Italisë dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku u shpall e vdekur.
Raportet thonë se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e sëmundjes dhe vdekjes së saj të papritur, pa asnjë informacion ende të publikuar për publikun, megjithëse raportet thonë se përfshirja e palëve të treta është përjashtuar.
Edhe pse tashmë priten rezultatet e autopsisë për të hedhur dritë mbi ngarjen e rëndë, mjekët nuk e kanë përjashtuar paraprakisht mundësinë e një ataku kardiak.
Ish-ylli televiziv u shfaq në sezonin e 12-të të versionit italian të reality shoë-t, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012. Ajo lindi në Australi nga prindër italianë që kishin emigruar nga rajoni jugor i Kalabrisë ppërpara se Monica të lindte.