
Marina Vjollca konsiderohet një nga fytyrat më tërheqëse të showbizit shqiptar. Megjithate as ajo nuk i ka shpëtuar pretendimeve se në fakt, kjo bukuri, nuk është e gjitha natyrale por aty kanë dozën e vet “të meritës” edhe ndërhyrjet estetike.
Moderatorja u përball me këto pyetje edhe në rubrikën “Pyetje&Përgjigje”, ku tregoi dicka më shumë nga privatësia e saj, që ngjall kureshtjen e shumë fansave.Kërshërisë nëse ka bërë ndonjë operacion plastik, ajo iu përgjigj se ka vetëm një ndërhyrje. Prezantuesja tha se janë vetëm dhëmbët.
Edhe në rastin e saj sidoqoftë, fotot e mëparshme tregojnë një ndryshim jo të vogël megjithatë mund të jetë edhe thjesht cështje grimi, sic ka pretenduar në rastin e saj Bora Zemani.