
Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Eurovision, ku do të marrë pjesë këngëtarja Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje” e cila do të përfaqësojë Shqipërinë. Së fundmi Albina në lidhje me Skype në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH 1 ka komentuar mirëpritjen që i është bërë këto ditë në Liverpool, pritshmëritë që kanë për në finale por edhe emocionet.
“Sot kemi patur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër.
Falë meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent. Votoni këngën ‘Duje’, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, shprehet Albina.
Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.


Horoskopi ditor, e enjte 11 maj 2023

Ju ka ndodhur? Shpjegimi per dukurinë Déjà-vu!

9 kombinime “super” për humbjen e peshës!

Robert De Niro bëhet baba në moshën 79 vjecare!




Fluturimi i radhës i Ilir Shaqirit!






Horoskopi ditor, e mërkurë 10 maj 2023




