KreuStil Jetese

VIDEO/ Ben Affleck i përplas derën e makinës në fytyrë Jennifer Lopez!

VIDEO/ Ben Affleck i përplas derën e makinës në fytyrë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë bërë edhe një herë viralë në rrjetet sociale, këtë herë për shkak se aktori i ka përplasur derën e makinës në fytyrë gruas së tij, ndërsa ndodheshin në Santa Monica në fillim të kësaj jave.

Affleck, 50 vjeç, ka qenë i njohur gjithmonë si serioz, por fansat kanë vënë re një trishtim të vazhdueshëm tek ai që nga rikthimi i “Bennifer”. Lufta e tij publike me alkoolizmin është ndër faktorët që kontribuojnë pse ai shpesh duket i zemëruar.

Lopez, 53 vjeçe, është një nga personazhet më të njohura në botë, kështu që paparacët që i ndjekin gjatë gjithë ditës shpjegon gjithashtu hidhërimin e tij. Megjithatë, pikërisht kur dukej sikur Affleck po tregohej kavalier, duke hapur derën e makinës së gruas së tij, ai e prishi menjëherë momentin duke e përplasur atë drejt e në fytyrën e Lopez.

“Bennifer” ishte çifti më i komentuar në fillim të viteve 2000 para se të anulonin fejesën e tyre në 2004. Gati dy dekada më vonë, ata iu rikthyen romancës së tyre, të cilën e kurorëzuan në martesë. Disa fansa ishin të emocionuar kur i panë sërish bashkë, por të tjerë nuk mund të mos vinin re se Affleck dukej i trishtuar sa herë që dilte me J-Lo.

The way Ben Affleck closed that car door I know he sick of J-Lo ??? pic.twitter.com/Jird98eaOm

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF