Aktori i njohur i “Guardians of the Galaxy”, Chris Pratt u këshillua të shkonte menjëherë per kontroll mjekësor pasi postoi në rrjetet sociale një foto të gishtit të vogël të këmbës në formë shakaje për Met Gala.
Mes ndjekësve që panë foton online ishte dhe një mjek i përgjithshëm, i cili e këshilloi 43 vjecarin t`i drejtohet një mjeku specialist. Fotoja, ku shihej thoi i zverdhur i këmbës së tij ishte titulluar “The Met Gala Look” , si batutë për eventin e modës së vitit, por reagimet nuk ishin ato që priste.
Ndjekësi i tha se fotoja tregonte shenja myku në gishtin e tij, që duhet trajtuar menjëherë.
“Chris Pratt ka një rast interesant të thonjve, dhe e di që mund të tingëllojë e cuditëshme por une mendoj se ka myk”, tha Dr. Brad Schaeffer për TMZ, sipas The Sun.