KreuStil Jetese

Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të Eurovision!

Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të Eurovision!

Shqipëria kualifikohet për në finalen e madhe të Eurovision 2023, e cila mbahet mbrëmjen e 13 majit. Albina Kelmendi dhe familja e saj pasi elektrizuan skenën e festivalit europian, ja dolën që ta çojnë vendin tonë në finale, ku do të performojnë në gjuhën shqipe këngën “Duje”.

Pas 16 këngëve nga gjysmëfinalja e dytë u hap televotimi që e çoi Shqipërinë në finale. Albina pak orë para performacës u shpreh e emocionuar dhe e bindur që ata do ta preknin finalen e Eurovisionit,  “Sot kemi patur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër.

Falë meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent. Votoni këngën ‘Duje’, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, shprehet Albina.

Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF