
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision mbahet këtë mbrëmje dhe në mesin e 16 shteteve konkurrente përfaqësuesit e të cilëve do të ngjitën sonte në skenë, është edhe Shqipëria me interpretimin e Albinës dhe familjes Kelmendi. Artistja shqiptare bashkë me familjen e saj sjellin këngën “Duje” dhe janë të 14-tët me radhë për të performuar.
Shumë emra të njohur dhe artistë kanë kërkuar votat e publikut në mbështetje të përfaqesueses së Shqipërisë që të arrijë të kualifikohet në finalen e madhe.
Atyre iu bashkua së fundi edhe fituesi i BBVA, këngëtari Luiz Ejlli. Luizi përdori llogarinë e tij në Instagram për të lëshuar një apel mbështetjeje për Shqipërinë në eventin e rëndësishëm muzikor.
“Të tregojmë të gjithë që jemi familje e madhe, votoni Albinen”, ka shkruar Luizi, i cili është ngjitur edhe vetë në skenën e “Eurovision 2006” me këngën “Zjarr e ftohtë”.





Më në fund, zbulohet emri i djalit të Rihanna-s!





Horoskopi ditor, e enjte 11 maj 2023

Ju ka ndodhur? Shpjegimi per dukurinë Déjà-vu!

9 kombinime “super” për humbjen e peshës!

Robert De Niro bëhet baba në moshën 79 vjecare!




Fluturimi i radhës i Ilir Shaqirit!


