
Ylli botëror Rita Ora ka folur së fundmi për marrëdhënien e veçantë që ka me dy vajzat e bashkëshortit të saj, Taika Waititi. Regjisori ka dy vajza të moshës 11 dhe 7 vjeçe nga marrëdhënia e tij e kaluar me Chelsea Winstanley.
Rita prej disa muajsh është e martuar me regjisorin e njohur dhe ajo u shpreh për revistën “Glamour” se donte me patjetër që dy vajzat e regjisorit të ishin të pranishme në ceremoninë e dasmës së saj.
“Fëmijët e tij ishin aty dhe unë me të vërtetë doja që ato të ishin pjesë e saj. Ishte ose atëherë, ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e tij atje. Kështu, thjesht e kuptuam, e mbaruam dhe e bëmë dhe ishte perfekte. Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi ishin përmes Zoom”.
Rita ka rrëfyer edhe kohën kur familja e saj u zhvendos nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë trazirave ballkanike. “Prindërit e mi nuk më kanë bërë kurrë presion. Fëmijëria ime ishte e lumtur dhe e mrekullueshme”, tha Rita.
“Dëshira e pangopshme e Ritës për sukses, thotë ajo, vjen nga frika për t’u rikthyer në jetën e saj, para suksesit dhe mbart peshën e përgjegjësisë për familjen e saj”, shtoi më tej revista “Glamour”.




Horoskopi ditor, e premte 12 maj 2023







Më në fund, zbulohet emri i djalit të Rihanna-s!





Horoskopi ditor, e enjte 11 maj 2023

Ju ka ndodhur? Shpjegimi per dukurinë Déjà-vu!

9 kombinime “super” për humbjen e peshës!

Robert De Niro bëhet baba në moshën 79 vjecare!
