KreuStil Jetese

Arrestohet aktorja e famshme, arsyeja është befasuese!

Arrestohet aktorja e famshme, arsyeja është befasuese!

Është një nga aktoret më të njohura e të dashura të Hollivudit, por në sytë e ligjit ishte dikush që po merrte pjesë në një tubim të organizuar pa lejen e autoriteteve. Susan Sarandon përfundoi në pranga teksa protestonte në Nju-Jork në mbështetje të rritjes së pagës minimale për punonjësit e restoranteve.

Ligjvënësit amerikanë kanë vendosur që të rrisin pagën minimale në 17 dollarë në orë për punonjësit e restoranteve, por kanë përjashtuar nga kjo rritje kamarierët që marrin bakshishe.

76-vjeçarja u arrestua, iu kërkua që të paraqitej kur gjykata ta thërriste dhe më pas u la e lirë. Kjo nuk është hera e parë që Susan Sarandon arrestohet në protesta. Në qershor të vitit 2018, asaj iu vunë prangat për pjesëmarrjen në një protestë mbi të drejtat e grave.

E lindur në vitin 1946, Susan ia kushtoi jetën kinematografisë por asnjëherë nuk e la pas dore edhe luftën për kauza që i konsideron të drejta për vete e për familjen e saj. Susan Abigail Sarandon është jo vetëm një nga fytyrat më të njohura në Hollyëood, por edhe një zë i fortë në lidhje me endometriozën, një sëmundje për të cilën ajo e mësoi vonë në jetë, por që me këmbëngulje arriti ta kapërcente. Në fund, e cila pavarësisht shumë faktorëve biologjikë dhe kulturorë, arriti të ndërtojë familjen e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF