
Shakira publikoi këngën e saj më të fundit emocionuese të titulluar “Acrostico”, një dedikim për dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, përpara Ditës së Nënës më 14 maj. Por duket se edhe këtë radhë nuk kanë munguar “kunjat” për ish partnerin e saj, Gerard Pique, teksa ajo përmend ‘thyerjen e zemrës’ dhe se si fëmijët e saj i mësuan asaj se ‘dashuria nuk është një mashtrim’.
Krijuesja e hitit “The Hips Don’t Like”, 46 vjeçe, e cila kohët e fundit ndezi thashethemet për romancë me Tom Cruise dhe yllin e Formula 1, Leëis Hamilton, gjatë fundjavës në Miami Grand Pix, fillimisht ngacmoi me datën e publikimit të baladës në Instagramin e saj, shkruan DailyMail.
Ajo postoi një vizatim të këndshëm të një zogu nënë dhe dy të vegjëlve të saj lart në një pemë, me emrin e këngës që shfaqet në sfond. Pak më vonë, artistja postoi dhe një pjesë të këngës për 86 milionë fansat dhe ndjekësit e saj, si dhe një video zyrtare në faqen e fitueses së “Grammy” në YouTube.
“Acrostico” prek disa tema gjatë gjithë këngës, si thyerja e zemrës dhe dashuria që ka për dy djemtë e saj, të cilët i ndan me ish-partnerin, Pique. Të dy u ndanë në qershor 2022 pas gati 12 vitesh lidhje dhe shkaku ishte tradhëtia e tij me Clara Chia Marti.
Titulli i këngës, “Acrostico”, do të thotë se shkronja e parë e çdo rreshti në një kompozim shpreh një fjalë. Shakira më pas u thotë fëmijëve në këngë se dashuria e saj do të jetë gjithmonë aty për ta, pavarësisht se ndihet e humbur për shkak të thyerjes së zemrës. Duke iu referuar ndarjes së saj, këngëtarja gjithashtu përmend në këngë ecjen përpara dhe rëndësinë e faljes në këtë jetë.




Një grua do të marrë postin e CEO-s së Twitter?!

Ku po jeton Luizi? Ka blerë shtëpi apo te Kiara?

Horoskopi ditor, e shtunë 13 maj 2023











Horoskopi ditor, e premte 12 maj 2023


