
Hailey Bieber u rrëfye për Sunday Times duke folur shumë sinqerisht mbi idenë e krijimit të një familjeje me bashkëshortin e saj, Justin Bieber. Modelja 26-vjeçare pohoi se e deshiron “dëshpërimisht një fëmijë”, por e tmerron ideja e rritjes së tij në sytë e publikut.
“Unë qaj realisht për këtë gjatë gjithë kohës”, tha ajo. “I dua shumë fëmijët, por kam frikë. Mjafton që njerëzit të thonë gjëra për burrin ose miqtë e mi, dhe unë prekem. Nuk mund ta imagjinoj që të përballem me njerëz që thonë gjëra për një fëmijë. Ne mund të bëjmë më të mirën për t’i rritur ata, për sa kohë që ndiejnë dashuri dhe siguri”.
Influencuesja trajtoi gjithashtu një sërë temash të tjera të nxehta, duke diskutuar për shëndetin e saj mendor dhe atë bluzën famëkeqe ‘nepo baby’. Si anëtare e familjes së njohur të aktorëve Baldwin, Hailey foli mbi famën që në lindje dhe përqafimin e nofkës ‘nepo baby’. Duke iu referuar babait të saj Stephen dhe xhaxhait Alec, modelja e privligejuar që në lindje, tha se është ‘shumë e vetëdijshme’ për këtë formë nepotizmi dhe se donte të mbështetej në të duke veshur atë bluzë.
“Kur del dhe njerëzit ndalojnë në rrugë babanë apo xhaxhain tënd, dhe kërkojnë të bëjnë foto me të, ti fillon të ndërgjegjësohesh për situatën. Unë do ta vesh krenare atë bluzë sepse tashmë po më etiketon si të tillë dhe është e vërtetë,” u shpreh Hailey. Bukuroshja nuk iu largua diskutimit për shëndetin e saj mendor duke pohuar se viti 2023 i ka dhuruar tashmë disa nga ‘momentet e saj më të trishtuara dhe më të vështira’. Muajin e kaluar, Hailey reagoi ndaj zhurmës mediatike që rrethon atë dhe Selena Gomezin, duke rrëfyer se ‘kishte kaluar nëpër një moment të vështirë’ dhe ishte emocionalisht ‘e brishtë’.




Bleta Ime, ëmbëlsia juaj!

“Globus Travel” hap sezonin e ri turistik!





Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të dytë!

Ushqimet që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes





Horoskopi ditor, e diel 14 maj 2023



