KreuStil Jetese

Kristi: 10 mijë euro s’janë asnjë gjë për sakrificën që bëra për “Big Brother”!

Kristi: 10 mijë euro s’janë asnjë gjë për

Kristi ka qenë i ftuar në “Wake Up” këtë të mërkurë, ku ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother”. Kristi është shprehur se impakti që ka patur te publiku si një djalë i edukuar i ka pëlqyer, por publiku nuk ka vlerësuar dhe shumë anë të tjera të tij, si një pjesë aktive e shtëpisë, që merrte pjesë në debate të ndryshme, dhe me shumë dëshirë realizonte shumë detyra që vinin nga ‘Vëllai i Madh’.

Përsa i përket parave që ka fituar në “Big Brother”, Kristi tha se nuk është një shumë e madhe dhe me to nuk mund të bësh asnjë gjë. Sipas tij këto para nuk janë asgjë, para sakrificës që ka bërë brenda “Big Brother”. Një gjë që është komentuar shumë ka qenë edhe afrimiteti i tij me një nga balerinat që cilat morën pjesë në festën e beqarisë së Luizit.

I pyetur nëse e ka takuar këtë vajzë pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, Kristi preferoi të mos përgjigjej, duke thënë që jo çdo gjë duhet ta tregojë. Ndërkohë që u pyet se përgjigjja e tij la të kuptuar se e ka takuar, Kristi e kaloi duke qeshur.

Kristi zbuloi se Luizin e ka takuar në ambientet e Top Channel, por një takim vetëm me njëri-tjetrin ende nuk e kanë patur. Ai tha se në një nga bisedat që bëri me Luizin, ku ky i fundit i kishte thënë se “Big Brother duhet ta kishte fituar Kristi. Kjo ndoshta për arsyen se tani fama e Luizit është tepër e madhe dhe është i angazhuar me shumë gjëra njëkohësisht edhe në fushën e muzikës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF