KreuStil Jetese

Në lidhje me Noizyn? Flet më në fund Jori Delli: Jemi kënaqur shumë!

Në lidhje me Noizyn? Flet më në fund Jori Delli: Jemi

Jori Delli, ish-banore në “Big Brother VIP 2”, ka qenë e ftuar këtë të martë në programin “Live from Tirana”, ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien e saj me Noizyn, gjë e cila është komentuar shumë së fundmi në media.

Gjithçka nisi pasi Noizy ndau me fansat e tij të shumtë një fotografi me Jorin, ku kjo e fundit shihej e veshur me një palë bikini të bardha, teksa pozonte nga një jaht. Jori më në fund ka sqaruar se mes tyre ka patur thjesht një bashkëpunim për një nga videoklipet e Noizyt, dhe asgjë më shumë se kaq

“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në Instagram, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkroi që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit.

Ja zura karrigen ? #noizy #jori #joridelli @Noizy

Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë, por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF