Aktorja e njohur Zamira Kita ka qenë e ftuar në “Shije Shtëpie” në televizionin Klan, dhe ka kujtuar vitet e saj të rinisë. Aktorja ka treguar se jeta artistike i ka lejuar mjaft argëtime, por aventura e saj ka qenë një arratisje e ëmbël për të pushuar dy javë me të dashurin e saj.
“Unë aventurë do të kujtoj rastin kur kam ikur nga shtëpia dy javë me të dashurin tim që sot është bashkëshorti im në plazh, në Maqedoni. Kemi shkuar, ai kishte disa miq të vet atje, që na rregulluan hotelin dhe bëmë ca pagesa shumë të vogla.
Ishte menjëherë pas viteve ’90, si vite janë goxha vonë dhe ju mund të çuditeni pse është kjo gjë por për ne ishte tabu, ishte kompleks shumë i madh që t’i të arrije t’i mbushje mendjen familjes apo të bëje ndonjë gënjeshtër të bardhë ta quajmë, se ti doje të kaloje ca kohë apo të bëje pushime me të dashurin tënd, askush s’të lejonte.
As babai, as vëllai nuk mund të ta lejonin një gjë të tillë dhe unë e kam bërë në ato vite. Dashuria ngaqë ishte një kohë shumë e gjatë, 14 vjet, besoj që midis shumë gjërave normale kemi bërë dhe gjëra anormale që quhen aventura për mua”, rrëfeu Zamira.