Madonna dhe Maluma duket se janë gjithmonë e më afër njëri tjetrit, teksa po përgatiten për turneun e tyre të ardhshëm botëror. Sipas burimeve të brendshme, Madonna dhe Maluma kanë një kimi të madhe së bashku dhe shumë mund ta shohin atë gjatë prova.
“Ata ishin komod dhe shumë të afër, aq sa njerëzit e tjerë vendosën t’i linin vetëm për të vazhduar me gjithçka që po ndodh”, pohon burimi për Radar Online. Dhe megjithëse shumë media po fokusohen te diferenca e tyre në moshë, burimi mund të thotë se “kimia e tyre është e çmendur”.
“Ata kaluan disa ditë së bashku gjatë provave ku filloi flirtimi, njerëzit mendojnë se ka të ngjarë që ai do të performojë në turneun e saj në Amerikën e Jugut dhe më pas do shoqërohen gjatë gjithë fundjavës në Nju-Jork”.
Miqësia e Madonnës me këngëtarin filloi në vitin 2018 kur ajo u prezantua me të në MTV Music Video Aëards. Burimet kanë treguar se Madonna ka postuar një video të saj me Maluma në Instagramin e saj privat, “Ajo i jep një puthje të madhe para balerinëve të tjerë. Ata duken shumë intimë”. Në një tjetër video, këngëtarja duket se po kënaqej teksa performonte përkrah këngëtarit kolumbian.