
A është fundi i gjatë xhins obsesioni juaj aktual i modës? Nëse po, jeni në rrugën e duhur për t’u dukur bukur dhe për të qenë ‘in’. Nuk ka sezon më të mirë se sa të zgjidhni një fund në këtë periudhë, me të cilin do të ndiheni jo vetëm komod, por edhe do të krijoni kombinime të lezetshme. Sigurisht po flasim për fundin xhins.
Dhe në veçanti për fundin e gjatë xhins që është absolutisht varianti më i kërkuar i pranverës-verës 2023, siç shihen edhe në modelet e propozuara në pasarelë dhe në dyqanet online, fotot në street style dhe veshjet elegante të të famshmëve dhe influencuesve.
Për ta shfrytëzuar sa më shumë në muajt e ardhshëm po ju sugjerojmë 4 veshje të ndryshme që shpresojmë se do t’ju frymëzojnë edhe juve: nga ajo më casual me xhup dhe atlete, deri tek ajo më chic me një bluzë të shkurtër dhe taka të larta. Nga kombinimi romantik me pjesën e sipërme me lule dhe sandale të sheshta deri tek ajo totale xhins.
Zgjidhni look-un tuaj të preferuar dhe vishni vazhdimisht nga tani deri në shtator. Fundet xhins në gardërobë nuk janë kurrë të mjaftueshme!




Tom Brady në një romancë me Kim Kardashian?


Horoskopi ditor, e mërkurë 17 maj 2023













