KreuStil Jetese

“Plas” mes Luizit dhe Meridianit: Tha se nuk e ka mik, veprimi i papritur!

“Plas” mes Luizit dhe Meridianit: Tha se nuk e ka mik, veprimi i

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip 2 dhe “fenomeni” i formatit këtë sezon, befasoi d bëra pë rata që folën në media si shokë të tij gjatë kohës kur këngëtari ishte brenda shtëpisë së famshme.

Për Marion dhe Jonin, që e patën përshkruar veten si “dy miqtë e tij më të mirë”, Luizi tha kishte dy vite që nuk fliste me ta.

Edhe për Meridian Ramcaj, që është shfaqur si një mbështetësit e tij më të mëdhenj, artisti tha se nuk kishte njohje të zgjeruar. “Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt”, u shpreh Luizi.

Vetëm disa orë pas kësaj deklarate të Luizit ka ardhur edhe reagimi i Merdianit. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, postoi në InstaStory-n e tij një mesazh ku thuhej: “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”. Ndërkohë, ai ka hequr dhe edhe foton me Luizin të cilën e kishte bërë “pin” në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF