KreuStil Jetese

Vrau kunatën me sëpatë në Elbasan, autori: “Nuk më bëri drekën”!

Vrau kunatën me sëpatë në Elbasan, autori: “Nuk

Pas shfaqur asnjë lloj pendese për gjestin e tij, autori i vrasjes macabre në mes të ditë snë Elbasan pretendon se viktima e ka ofenduar me fjalën “kollovar”, për shkak se jetonte në shtëpinë e gruas së tij. 58 vjecari Tefik Tashi nxjerr më tej edhe një tjetër pretendim arsye për faktin që e goditi kunatën 44 vjecare Alma Qevani me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. “E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, mësohet të ketë thënë ai në polici.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur bashkëshortja e 58-vjeçarit, e cila është shprehur se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Ajo për media ka treguar se bashkëshorti Tefik Tashi kishte debatuar me motrën e saj, 44-vjeçaren Alma Qevjani, se kjo e fundit nuk i kishte hapur telefonin. Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.

“Unë dhe motra ishim tek arat. Ishte nxehur pse nuk e hapi telefonin, asgjë tjetër. Më përpara ziheshin kot, por asgjë konkretisht, për punët e shtëpisë. Me mua nuk ka pasur konflikte bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë dhe motra e mori inat të madh dhe prandaj nuk e hapte telefonin. Kam 2 vite që jam martuar. Merrej me pastrim. Lindi konflikti pse nuk e hapte telefonin. Të dyja ishim aty.

Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri. Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës. Kërkojmë drejtësinë dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain. U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkoolizuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty” tha ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF