
Tom Grainger po udhëtonte për në Tokio nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sidneit, kur u ndalua nga stafi i kontrollit të pasaportave. Arsyeja? I riu ka bërë aq shumë operacione plastike, nuk punonjësit e aeroportit nuk po bindeshin dot se ishte i njëjti përson!
Tom pretendon se ka përdorur pasaportën për tetë vitet e fundit pa asnjë problem, por në këtë udhëtim punonjësit e sigurisë ishin më pak të bindur se ishte ai personi në foto, shkruan New Zealand Herald.
“Nuk dukem më si personi në atë foto, sepse kam bërë kaq shumë operacione plastike,” tha ai në një video në TikTok. Për të vërtetuar se sa shumë kishte ndryshuar që nga lëshimi i pasaportës, Tomi tregoi një foto të vetes kur ishte 21-vjeç.
Më vonë, ai tha për Neës.com.au se situata ishte “qesharake” por edhe “për arsye për t`u nervozuar”. “Kam kaluar shumë herë nëpër aeroport dhe nuk kam pasur kurrë një problem të tillë. Zemra më rrihte, mendova se mund të humbisja fluturimin tim. Ky do të ishte një makth.” Përfundimisht Tomi u lejua të kalonte pasi i shpjegoi arsyen pse dukej aq ndryshe në foto. “Mendoj se ka ardhur për ta ndryshuar pasaportën time,” u shpreh Grainger.








Tom Brady në një romancë me Kim Kardashian?


Horoskopi ditor, e mërkurë 17 maj 2023









