
“The Mother” e Jennifer Lopez u publikua në Netflix javën e kaluar dhe tashmë ka vendosur një rekord të madh. Të dhënat e siguruara nga faqja e internetit Top 10 e Netflix zbulojnë se filmi është parë për 83.71 milionë orë. Webfaqja liston statistikat për javën ndërmjet 8 majit dhe 14 majit, ndërkohë që “The Mother” doli më 12 maj.
Kjo arritje është mbresëlënëse, duke thyer rekorde gjatë javës së parë të publikimit në Netflix, duke mposhtur 65.92 milionë orët e shikimit që “Luther: The Fallen Sun” grumbulloi gjatë fundjavës së hapjes në shkurt.
Trilleri aksion, i cili ndjek një vrasëse të aftë që përpiqet të mbrojë vajzën e saj, është bërë me regji të Niki Caro. Krahas saj, në film luajnë edhe aktorët, Joseph Fiennes, Lucy Paez, Omari Hardëick, Paul Raci dhe Gael Garcia Bernal. Skenarin e ka shkruar Misha Green, së bashku me Andrea Berloffin dhe Peter Craigun.
“The Mother” zuri vendin e parë në kategorinë e filmave në gjuhën angleze në listën e kësaj jave, pasuar nga “A Man Called Otto” dhe “The Croods”, në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht


Pse Nju-Jork rrezikon të bëhet si Venecia?





Horoskopi ditor, e enjte 18 maj 2023












Tom Brady në një romancë me Kim Kardashian?
