KreuStil Jetese

Nëna e Ronaldos po bën magji për ta ndarë të birin nga Georgina?!

Nëna e Ronaldos po bën magji për ta ndarë të birin nga

Prej javësh në mediat botërore është raportuar se marrëdhënia e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez është në krizë. Shumë prej aludimeve përfshijnë edhe nënën e Ronaldos, Maria Dolores Dos Santos Aveiro, si një nga arsyet që pse ata janë në krizë. Së fundmi thuhet se nëna e Ronaldos iu drejtua magjisë për të hequr Georgina Rodriguez nga jeta e djalit të saj.

Akuza befasuese vjen nga Mhoni Vidente, një kubane e njohur për deklaratat e saj të forta. “Nëna e Cristiano Ronaldos po bën magji mbi Georgina. Ajo kurrë nuk donte që djali i saj të martohej me të ose të kishte fëmijë me të. Kur njëri prej binjakëve vdiq, Dolores i tha Cristianos se nuk donte ta shihte Georginën në shtëpinë e saj. Dhe për këtë arsye, Cristiano nuk e çon vajzën në shtëpinë e nënës së tij”, raporton SportsManor Vidente.

Megjithatë, Dolores Aveiro ka reaguar në media duke mohuar se djali dhe nusja e saj po mendojnë të ndahen. “Gjithçka është një gënjeshtër. Të gjitha çiftet debatojnë. Ajo që është shkruar është një gënjeshtër”, tha Dolores Aveiro. Raportimet në të kaluarën kanë pohuar se nëna e Ronaldos kishte probleme edhe me ish-partneren e tij, modelen ruse Irina Shayk, duke pretenduar që ajo qëndronte pas ndarjes së tyre.

Ndërkohë, Ronaldo ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi u largua nga Manchester United për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Nuk dihet nëse Ronaldo do të luajë përsëri për një klub në kompeticionet e mëdha evropiane, pasi karrierës së tij po i vjen fundi.

Ronaldo pasi t’i japë fund karrierës së tij, pritet të kthehet në Spanjë dhe të vendoset në shtëpinë e tij në Madrid me familjen e tij.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF