KreuStil Jetese

Patatet e skuqura shkaktojnë depresion? Si qëndron e vërteta!

Patatet e skuqura, janë ndër ushqimet e preferuara për shumë persona, por ushqimet me yndyrna, mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin mendor. Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht i patateve të skuqura, lidhej me një rrezik 12% më të lartë shfaqjes së ankthit dhe 7% rrezik më të lartë të depresionit. E kjo krahasuar me njerëzit që nuk konsumonin rregullisht ushqime të skuqura.

Ushqimet e skuqura janë faktorë rreziku të njohur për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Prandaj këto rezultate hapin rrugë për të kuptuar më tej rëndësinë e reduktimit të ushqimeve të skuqura. Megjithatë, ekspertët thanë se rezultatet janë paraprake dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura nxisin probleme të shëndetit mendor, apo njerëzit që përjetonin simptoma të depresionit ose ankthit thjesht iu drejtohen ushqimeve të skuqura si një formë komforti.

Ajo që mbetet e ditur, është se konsumi i ushqimeve shumë të përpunuara lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të rënda. Studimi në të cilin u mbështet, vlerësoi 140 728 njerëz mbi moshën 11.3-vjeçare.

Pas përjashtimit të pjesëmarrësve të diagnostikuar me depresion, brenda dy viteve të para u zbuluan 8,294 raste ankthi dhe 12,735 raste depresioni tek ata që konsumuan ushqim të skuqur. Dhe tek ata që konsumuan veçanërisht patate të skuqura u vu re një rritje prej 2% në rrezikun e shfaqjes së depresionit. Efektet shëndetësore të ushqimit të skuqur varen edhe lloji i yndyrës që përdoret dhe lloji i ushqimit. Në rastin e patateve, ato shkaktojnë rritje të mëdha të sheqerit në gjak, gjë që ndiqet nga një ç’balancim horomonal.

E megjithatë, ekspertët theksojnë nuk ka nevojë për panik. Por ndjekja e një stili jetese të shëndetshme dhe reduktimi i konsumit të ushqimeve të skuqura mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor, përveç shëndetit të përgjithshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF