Fjolla Morina prej disa ditësh ka bërë në profiling e saj në Instagram postime që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja ndau së fundi me ndjekësit një video ku shfaqej duke gjuajtur dhe shkelur gjëra shumë luksoze nga gardëroba e saj. Në mesin e sendeve personale, ishin dhe çanta me vlerë të lartë, si ajo “Hermes”, me vlerë 30 mijë euro të dhuruar nga ish i shoqi.
Përmes këtij veprimi, ajo kërkoi të tregonte se nuk i vlerëson këto dhurata, pavarësisht se janë të shtrenjta. Pas këtyre veprimeve, ka reaguar edhe Fisnik Syla. Ish-bashkëshorti i Fjollës e ka konsideruar të turpshëm veprimin e këngëtares.
“Shumë gjest i turpshëm dhe i shëmtuar. Përse i përbuz, se ia kam blerë unë. Pati rastin e vetëm një herë në jetën e saj që të bëjë diçka të mirë, t`i shiste dhe ato para, t`i dhuronte për bamirësi.
Çanta që e prishe në vlerë 30,000 euro dhe shumë gjëra të tjera. Turpi nuk paska kufi”, ka shkruar ai po në rrjetin social “Instagram”.