KreuStil Jetese

Fansat të neveritur nga dhëmbët e Johnny Depp në Festivalin e Filmit në Kanë!

Fansat të neveritur nga dhëmbët e Johnny Depp në Festivalin

Johnny Depp ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë – por nuk ishte vetëm performanca e tij në “Jeanne du Barry” që i bëri njerëzit të flisnin. Fotot e aktorit kontrovers duke ecur në tapetin e kuq të martën pushtuan shpejt internetin, dhe shumë fansa të fokusuar tek dhëmbët e tij të “kalbur”. “Dhëmbët e Johnny Depp fjalë për fjalë po kalben”, ka shkruar një fans përkrah fotove të aktorit, thote Telegrafi duke cituar Page Six.

“Pse duhet të shoh fotografi nga afër të dhëmbëve të Johnny Depp kundër vullnetit tim”, pyeti një tjetër. Edhe pse përdoruesit e Twitter nuk ishin të emocionuar nga paraqitja e Depp në festivalin e filmit, pjesëmarrësit nuk munden të ngopeshin prej tij.

Pas premierës së dramës së tij biografike franceze, aktori mori një ovacion prej shtatë minutash.Sipas Variety, Depp i mbajti lotët ndërsa të pranishmit shpërthyen në brohoritje të gjata për performancën e tij si Mbreti Louis XV.

Megjithatë, jo të gjithë ishin aq të kënaqur me praninë e Depp në festivalin francez.Aktori i “Pirates of the Caribbean” ka humbur nje pjese te syve të publikut që kur fitoi gjyqin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, e cila e akuzoi ër abuzim.

Mikesha e vjetër i Heardit, gazetarja Eve Barlow, protestoi për përfshirjen e tij në festival, duke thënë se organizatorët “po mbështesin përdhunuesit dhe abuzuesit”. Fatmirësisht për Barlow, Depp thotë se nuk ka ndërmend të kthehet në Hollywood pasi u përjashtua në mesin e betejës së tij ligjore.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF