KreuStil Jetese

Shifra marramendëse! Zbulohet sa paguhet Luizi (dhe ish-banorët e tjerë) për një postim në Instagram!

Shifra marramendëse! Zbulohet sa paguhet Luizi (dhe ish-banorët e

Ish-banorët e “Big Brothr VIP” pas përfundimit të ‘reality show’ kanë nisur të influencojnë në rrjetet e tyre sociale, pasi ndjekësit e tyre janë shtuar dhe ndikimi që ata kanë në publik është i madh.

Sipas ekspertit të IT-së, Tomi Kallanxhi, i ftuar në “Më lër të flas”, shifrën më të lartë të pagesës për një postim në Instagram e mban fituesi Luiz Ejlli, Luiz Ejlli është ‘on top’. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”.

Nga ana tjetër edhe ish-banorët e tjerë paguhen me shifra të konsiderueshme, edhe pse jo aq të larta sa Luizi, “Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhet e tjerë”, tha gazetari Andi Vrapi.

Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani paguhen me shifra të larta për një postim. “Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF