
Duka dhe Dukesha e Sussex festojnë sot përvjetorin e tyre të pestë të martesës pasi kurorwzuan dashurinw e tyre në një ceremoni përrallore në Kështjellën Windsor në vitin 2018. Grant Harrold, i cili punoi si shërbëtor i Charles për shtatë vjet, tha se Harry është “shumë sentimental” dhe “bën shumë përpjekje për të gjetur dhuratat e duhura për Meghan”.
“Çdo përvjetor është i veçantë. Jam i sigurt se do të jetë një ditë që ata do ta festojnë dhe do ta kujtojnë në vitet në vijim. Dhurata për pesë vite është prej druri, pra mund të jetë një kornizë fotografike prej druri. Harry është shumë sentimental. Ai është shumë i kujdesshëm. Ai bën shumë përpjekje për njerëzit që do”.
Duke folur për atë që çifti mund të bëjë për të shënuar këtë rast të veçantë, Grant tha: “Jam i sigurt se ata do të bëjnë diçka të këndshme, qoftë kjo një vakt romantik apo ndonjë bizhuteri e bukur. Nuk do të habitesha nëse do të shpërndanin një foto të re martese apo familjare. Mund t’ju garantoj që Harry do të mendojë shumë për përvjetorin e tyre”.
“Si çift, Harry dhe Meghan janë bërë shumë të afërt. Ata janë miqtë të mirë, të cilët punojnë së bashku si një ekip”, tha Grant. Meghan dhe Harry u fejuan në nëntor 2017, një vit pas takimit të parë në verën e 2016.
Dasma e tyre u zhvillua në Kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor më 19 maj 2018. Pothuajse një vit pas martesës, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Princin Archie.







Horoskopi ditor, e premte 19 maj 2023










Pse Nju-Jork rrezikon të bëhet si Venecia?


