KreuStil Jetese

“Unë nuk harroj”, Luizi postim për ata që i qëndruan pranë kur kishte nevojë!

“Unë nuk harroj”, Luizi postim për ata që i

Pas daljes nga Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka vendosur të bëjë disa ndryshime në jetën e tij, e këtu duket përfshihen dhe marrëdhëniet shoqërore. Ai duket se pol argon ata që mendon se kanë përfituar prej tij duke u shtirur si shokët e vet më të ngushtë.

Ndër ta ishin edhe Mario me Jonin, të cilët gjatë periudhës që Luizi ishte brenda në shtëpi kanë bërë daljet e tyre televizive duke e mbrojtur dhe duke treguar gjithmonë për miqësinë e tyre të ngushtë. Gjithashtu Meridion Ramçaj e ka mbështetur shumë Luizin ndërsa pas daljes së tij nga shtëpia Luizi u shpreh se nuk e njeh dhe nuk ka pasur kurrë miqësi me të.

 Të tre djemtë Luizi nuk i ndjek më në Instagram duke u shprehur se thjeshtë janë përpjekur të përfitojnë nga fama e tij. Me herët, Luizi shkroi disa fjalë në Instastory lidhur me këtë çështje:

“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort!”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF