
Clara Chia Marti nuk ishte aventura e vetme e Pique gjatë lidhjes së tij 11 vjecare me Shakirën. Modelja braziliane Susy Cortez, e njohur gjerësisht si Miss Bum Bum, ka treguar së fundi bisedat intime me futbollistin i cili bashkëjetonte atëherë me këngëtaren e famshme.
“Kam pasur shoqëri me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e mori vesh, ai më kërkoi numrin tim të telefonit dhe më dërgoi një mesazh. Më vonë, sapo u ktheva në Brazil, më dërgoi mesazh në Instagram, duke u interesuar për kthimin tim në Europë dhe në mënyrë të papërshtatshme, duke pyetur për madhësinë e të pasmeve të mia ”, pohoi Cortez gjatë një interviste të fundit.
Modelja shpjegoi më tej përse kishte mbajtur më parë të fshehtë sjelljen e Pique.
“Për respekt të Shakirës, zgjodha të mos flas për këtë më parë. Por tani, do të ndaj gjithçka që di dhe çfarë kam kaluar. Ai më dërgoi foto eksplicite, megjithëse nuk i hapja ato. Madje ai shkoi aq larg sa më ofroi një avion privat për të më fluturuar nga Londra. Besoj se veprime të tilla janë shumë mosrespektuese dhe Shakira sigurisht që nuk e meritonte këtë,” tha ajo. “ Të vetmit lojtarë të Barcelonës që nuk më janë afruar kurrë në mënyrë të papërshtatshme ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të jashtëzakonshëm dhe i respektojnë shumë gratë e tyre”, shtoi modelja.








Horoskopi ditor, e premte 19 maj 2023










Pse Nju-Jork rrezikon të bëhet si Venecia?

