
Meghan Markle magjepsi me mberritjen e saj në “Women of Vision Awards” në Nju-Jork, ku u shfaq e shoqëruar nga princi Harry. Dukesha e tregoi pak më shumë trupin me një fustan floriri të dizajnuar nga Joanna Ortiz, i cili kushtoi 1.850 dollarë. Fustani ne ngjyre te arte kishte një hapje të vogël ne forme diamanti dhe një prerje deri tek gjuri.
Meghan e kompletoi kombinimin e saj të modës me taka ari Tom Ford me vlerë prej 1.350 dollarësh dhe bizhuteri ari. Dukesha, thote Telegrafi, zgjodhi një grim të thjeshtë, i stiloi flokët ne forme te valezuar dhe i hodhi në njërën anë.
Harry veshi një kostum klasik të zi për këtë rast dhe ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij gjatë gjithë mbrëmjes.
Ishte folur me heret se Meghan eshte sërish shtatzënë, por duke gjykuar nga fotot e fundit dhe silueta e saj, duket se nuk është ashtu.