
Kiara Tito gjatë këtyre muajve ka qenë një personazh mjaft i komentuar në rrjetet sociale e mediat rozë. Kjo pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 2, ku bëri bujë të madhe për shkak të disa situatave që u krijuan brenda por sidomos lidhjes me Luiz Ejllin. Sakaq, ajo a grumbulluar ndjekes të shumtë në rrjetet sociale, qe madje i kanë hapur edhe llogari të re.
Moderatorja megjithate, nuk ka reaguar mire ndaj faqeje që i është hapur në Facebook në emër të saj. Ajo insistoi se nuk ka profil zyrtar dhe se u ka bërë thirrje të gjithëve ndjekësve që ta bllokojnë.
“Më keni pyetur në lidhje me këtë faqen në Facebook, nuk jam unë dhe do të ju lutesha mos përdorni ‘account fake’ duke pretenduar si faqe zyrtare dhe sikur janë në menaxhimin tim. Ju lutem report”, u shpreh ajo.Kiara ndërkaq po shijon famën mjaft shumë pas daljes nga shtëpia, teksa ka paralajmëruar edhe projekte të reja.