KreuStil Jetese

“E mora vesh nga një shok..”. Luiz Ejlli prek me rrëfimin për humbjen e të atit!

“E mora vesh nga një shok..”. Luiz Ejlli prek me rrëfimin

Luiz Ejlli në një bisedë me kryeministrin Rama në episodin e podcastit “Flasim” ka treguar momentin e dhimbshëm kur mori vesh humbjen e të atit. Ai tha se pak para se të merrte lajmin e trishtë, i ati e kishte telefonuar për t’i uruar Krishtlindjen.

“Ka qenë më 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do të kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, – i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha”, kujtoi Luizi.

Luizi shtoi se më pas e mori një mik i tij qw i tregoi se babit tw tij i kishte rwnw infarkt, “Në 11:30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që  rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i them  hë, si je  – mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha. I ka rënë babait, Luigjit, – se Luigj e ka pasur babi, – i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre.

Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër te “varret e Rr’majit” që i themi ne, te varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thosha ishalla po e bëj krenar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF