
Grida Duma ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj private. E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Grida që hoqi dorë nga politika për t’i hyrë në rrugëtimi në televizion si moderatore e emisionit më të rëndësishëm politik në Top Channel, ajo pohoi se ka një person në jetën e saj.
Kjo vjen katër vite pas divorcit nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, me të cilin kanë një djalë. Gjatë bisedës, Grida u shpreh se për shkak të angazhimeve dypalëshe, koha që kalon me partnerin është e pakët, por cilësore.
Pjesë nga biseda:
Romeo Veshaj: Si ia bën o Grida, a të del koha për të dashurin?
Grida Duma: Është kohë cilësore mjafton edhe me pak.
Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur….
Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja kam. Jo më kur kam.
Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.
Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.
Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?
Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.
Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerekut të shqiptarëve.


Një nënë si Jennifer Lopez: Unë jam polici i keq


Dua Lipa zyrtarizon romancën me Romain Gavras!



Horoskopi ditor, e shtunë 20 maj 2023












