Pas traumës së përjetuar në familjen e vet, Natalia Bryant, vajza e madhe e Kobe Bryant, e cila humbi në të aksident ajror si babain ashtu motrën e saj, tashmë po përjeton një periudhë më të mirë në jetën e saj. Natalia është shumë entuziasmuar sepse ka nisur të punojë për Beyonce dhe do ta shoqërojë këngëtaren e njohur amerikane në turneun e saj botëror.
Sipas medias ‘Access’, vajza që studion në Universitetin e Kalifornisë Jugore, po bën një praktikë në Parkwood Entertainment. Parkwood është kompania diskografike dhe kompania e menaxhimit që Beyonce, gruaja e Jay-Z , themeloi në vitin 2010.
Kjo nuk është hera e parë që ata punojnë së bashku, pasi ajo ka qenë dhe pjesë e videos së fushatës Adidas Ivy Park në nëntor 2021. “Jam shumë e emocionuar që jam pjesë e fushatës së re të Ivy Park !!!! Të dua shumë Auntie BB!!!”, shkruante në atë kohë.
Megjithatë, për disa disa përdorues të mediave sociale, puna e re e Natalias është një tjetër shenjë nepotizmi në industry. Të tjerë ndërkohë kanë vazhduar ta mbëshesin studenten e re me postime dhe foto inkurajuese në internet.